MSH thirrje qytetarëve për marrjen e dozës përforcuese të vaksinës anti-COVID’19
Publikuar:
(01.01.2022 12:43:42)

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje nga qytetarët që të marrin dozën e tretë, përforcuese të vaksinës anti-COVID’19, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, MSh ka theksuar se marrja e dozës së tretë do “të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19”.
Ministria ka njoftuar se për dozën përforcuese qytetarët duhet të lajmërohen në Qendrën më të afërt të vaksinimit, tre muaj pas dozës së dytë të vaksinës anti-COVID’19.
“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës”, thuhet ndër tjerash në postimin e MSH-së./SHQIP.com