Tasharra Jeffries – “snajperistja” e sezonit vjeshtor

Tasharra Jeffries është basketbollistja me mesataren më të lartë të pikëvë për sezonin vjeshtor – në Superligën e Kosovës në basketboll.
Basketbollistja e Trepçës ishte e jashtëzakonshme, përkundër faktit që skuadra e saj nuk gëzoi formë të mirë.
Jeffries kishte një mesatare prej 37 pikëve për ndeshje. Kurse, momentin kulminant e pati ndaj Kastriotit, ku shënoi plot 65 pikë.
Një sezonë të mirë pati edhe Rael Whisitt.
Basketbollistja e Penzës, ka regjsitruar një mesatare prej 22.9 pikëve për takim.

Pesë basketbollistet me mesataren më të lartë të sezonit vjeshtor:
Tasharra Jeffries (Trepça) 37 pikë.
Rael Whisitt (Penza) 22.9 pikë.
Kendra Williams (Vëllaznimi) 22.8 pikë.
Sarah Mgbeike (Prishtina) 21.9 pikë.
Aisia Robertson (Prishtina) pikë.
Sa i përket formës ekipore, Prishtina ishte dukshëm skuadra më e mirë.
Në dhjetë ndeshje të zhvilluara, ekipi nga kryeqyteti nuk pati as edhe një humbje të vetme.
Në vendin e dytë ishte Penza, që regjistroi tetë fitore dhe dy humbje.
Skuadra e vetme pa fitore është Kastrioti, që ka pësuar dhjetë humbje – në po aq ndeshje të zhvilluara. /Shqip.com
