Sekuestrohen 149 bankënota metali nga 2 euro në Vushtrri, dyshohet se janë të falsifikuara

149 bankënota metali në vlerë “2 euro” janë sekuestruar të martën në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë pasi që dyshohet se janë të falsifikuara, përcjell Shqip.com.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ato janë sekuestruar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në një market.
“Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Mitrovicë Jug nën dyshimin e veprës penale falsifikim i parasë është kontrolluar një lokal- market pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 149 bankënota metali në vlera nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet ndër tjerash në raport.
Tutje, PK njoftoi se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./SHQIP.com