“Shpresat olimpike” mbështeten financiarisht nga KOK-u

“Shpresat olimpike” po shpërblehen.
Dhjetë është numri i sportistëve vendor të cilët do të shpërblehen me bursa nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Përzgjedhja e tyre është bërë nga Komisioni i Sportit, ndërsa ata jaë zgjedhur bazuar në rezultatet e tyre ndërkombëtare gjatë vitit 2021, nga 25 aplikime të 14 federatave.
Lista e bursistëve: Kiana Kryeziu e Drin Kokaj (skitari), Bashkim Bajoku e Loris Idrizi (boks), Sara Susuri (atletikë), Fatjona Kasapi (xhudo), Valmir Gllareva (shigjetari), Denis Bllaca (taekëondo), Vesa Gjinaj (tenis) dhe Adriatik Berisha (mundje).

Shuma e cila do e marrin nga MKRS është 150 euro në muaj.
Por, numri i bursistëve do të shtohet në janar të vitit 2021, pasi KOK-u do të formulojë edhe një listë tjetër të sportistëve të cilët do përkrahen financiarisht./Shqip.com
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Komiteti Olimpik i Kosovës, konkretisht Komisioni i Sportit, ka bërë përzgjedhjen e 10 bursistëve Shpresave Olimpike 2022, të cilët mbështeten me bursa nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
10 bursistët janë përzgjedhur bazuar në rezultatet e tyre ndërkombëtare gjatë vitit 2021, nga 25 aplikime të 14 federatave.
Bursa nga MKRS do të marrin: Kiana Kryeziu e Drin Kokaj (skitari), Bashkim Bajoku e Loris Idrizi (boks), Sara Susuri (atletikë), Fatjona Kasapi (xhudo), Valmir Gllareva (shigjetari), Denis Bllaca (taekwondo), Vesa Gjinaj (tenis) dhe Adriatik Berisha (mundje)
Bursistët do të marrin çdo muaj nga 150 Euro nga MKRS.
Në muajin janar 2022, KOK do të bëjë përzgjedhjen edhe të një liste tjetër të bursistëve Shpresa Olimpike 2022, të cilët do të mbështeten nga KOK-u.
Lista e 10 Shpresave Olimpike – mbështetja e MKRS
Kiana Kryeziu (skitari)
Drin Kokaj (skitari)
Bashkim Bajoku (boks)
Loris Idrizi (boks)
Sara Susuri (atletikë)
Fatjona Kasapi (xhudo)
Valmir Gllareva (shigjetari)
Denis Bllaca (taekëondo)
Vesa Gjinaj (tenis)
Adriatik Berisha (mundje).