1 i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19
Publikuar:
(26.12.2021 15:00:41)

12 raste të reja dhe një vdekje nga COVID-19 janë regjistruar të dielën në Kosovë, përcjell Shqip.com.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar katër qytetarë, duke e çuar kështu në 158 mijë numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër Coronavirusit, kurse që nga fillimi i vaksinimit janë administruar një million e 664 mijë e 711 doza.
Kurse, deri më tash, 780 mijë e 228 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID’19./SHQIP.com