Lajme

Digjet një shtëpi në Ferizaj, lëndohet një 3-vjeçar

Ilustrim.

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë 3-vjeçar ka marrë lëndime trupore pasi që ishte brenda në një dhomë.

Sipas Policisë, fëmija i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, për të marrë tretman mjekësor.

“Është raportuar se pasi zjarri ka kapluar një shtëpi aty brenda në një dhomë ishte një fëmijë tre vjeç i lënduar nga tymi dhe flaka. Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë  për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raporin e Policisë./SHQIP.com