Lajme

Osmani viziton kampin Bondsteel me rastin e Krishtlindjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar të premten ushtarët në kampin Bonsteel, me rastin e Krishtlindjeve.

Në një postim në Tëitter, ka thënë se ndihet e privilegjuar të vizitojë këta ushtarë me rastin e kësaj feste.

“Shpreha mirënjohjen e njerëzve për kontributin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë dhe për sakrificat që ata bëjnë për të na mbajtur të sigurt”, ka shkruar Osmani.

“Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë miqtë dhe familjen tonë të krishterë në Kosovë dhe në mbarë botën”.

“Me përfundimin e një viti tjetër plot ngjarje, ju uroj gjithë të mirat, shëndet dhe begati për vitin e ardhshëm”.

Konjufca: Mishërim i shpresës

Edhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët protestant dhe të krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se kjo festë është mishërim i shpresës, bashkimit dhe dashurisë.

“Krishtlindja si një festë e shënuar për miliarda njerëz në mbarë botën, edhe në vendin tonë përgjatë historisë ka mishëruar vlerën hyjnore të shpresës, bashkimit dhe të dashurisë”, është shprehur Konjufca.

Sipas tij, vlerat që përcjell kjo festë, i inspirojnë dhe fuqizojnë njerëzit për të vazhduar përpara.

“Këto vlera të kremtuara edhe sot na japin fuqi, mençuri dhe inspirim për ta vazhduar punën në interes të qytetarëve dhe avancimit të kombit tonë”.

“Për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë të Republikës së Kosovës, gëzuar lindja e Krishtit! Qofshit të gjithë të lumtur dhe të shëndetshëm kudo që jeni, përherë!”, ka shkruar ai./SHQIP.com

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca