Sot presidenti kroat vjen për vizitë në Kosovë

Të enjtet pritet që presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, të zhvillojë një vizitë në Kosovë, përcjell Shqip.com.
Kështu ka konfirmuar edhe Kuvendi i Kosovës, duke njoftuar se presidenti kroat do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
I pari i Kroacisë pritet të zhvillojë edhe të tjera takime të nivelit të lartë.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se për shkak të vizitës së tij, do të ketë bllokim të përkohshëm të rrugëve.
“Njoftojmë qytetarët se gjatë lëvizjes së eskortës së presidentit kroat, mund të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut. Andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këto masa që do të ndërmerren nga policia”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com