Vitet kalojnë, Balotelli mbetet i njëjti

Vitet kalojnë, por ai mbetet i njëjti.
Mario Balotelli ende po “zbavitet” në fushën e gjelbër, teksa edhe momentet komike nuk po mungojnë nga ai.
Sulmuesi italian e tërhoqi vëmëndjen me veprimin e tij, të martën, kur Adana Demirspor u përball me Galatasaray.
“Super Mario” e goditi me shqelm në kokë – bashkëlojtarin e tij, Yunus Akgun, i cili kishte shënuar gol paraprakisht.
Ky moment është bërë viral në Twitter, ku ka pasur reagime të shumta nga fansat e futbollit turk.
31 vjeçari është duke kaluar formë fenomenale në këtë seoznë.
Ai ka zhvilluar 17-të ndeshje në elitën e futbollit turk, ndërsa ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë.
Sa i përket formës ekipore, Adan Demirsopor gjendet në vendin e katërt, me 29 pikë të grumbulluara, pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara.
Lider në Turqi është Trabzonspor, që ka gjithsej 45 pikë./Shqip.com
