Policia e Kosovës me aksion në rajonin e Ferizajt dhe Prishtinës
Publikuar:
(21.12.2021 09:07:30)

Policia e Kosovës është duke zhvilluar paraditen e së martës një aksion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili nuk dha detaje rreth këtij aksioni.
“Policia e Kosovës ka në proces një operacion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës dhe tani për tani nuk mund të japim informacione tjera”, tha Hoxha.
Ndërkaq, sipas raportimeve në disa media, gjatë këtij aksioni do të ketë arrestime ndaj disa personave për ndërtime pa leje./SHQIP.com