Distria Krasniqi: Ka qenë viti më i mirë në jetën time

Në Lojërat Olimpike u kurorëzua me medalje të artë, ndërsa së fundmi u zgjedh xhudistja më e mirë në botë.
Në një intervistë të dhënë për “Sports Show”, Distria Krasniqi ka thënë ndër të tjera se viti 2021 ka qenë ndoshta viti më i mirë në karrierën e saj.
”Konkurrencën e kam pasë shumë të vështirë, sa që nuk kam qenë e sigurt se do të fitoj, jam suprizuar kur e kam fituar. Mundem me thënë që ka qenë viti më i miri në jetën time si në karrierë, ashtu edhe në jetë, shpresoj që viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë, jo vetëm për mua, por për gjithë popullin shqiptar”, u shpreh ajo.
Krasniqi po ashtu shtoi se është ëndërr për çdo sportist që të rrëmbejë medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
”Besoj që për çdo sportist ëndërr është të bëhet kampion olimpik. Jam ende e re, mendoj që kam nevojë që të marr edhe një medalje tjetër, por për mua s’ka rëndësi ngjyra e medaljes olimpike, dua t’i shijoj këto vite që më kanë mbetur në karrierë”, përmendi Distria.

Xhudistja nga Peja po ashtu foli edhe për faktin që së fundmi u zgjodh më e mirë në botë për xhuo.
”Presion nuk më shton, se jam zgjedh sportistja më e mirë për shkak të rezultateve që kam pas, mirëpo mua më jep më shumë motiv për të punuar, un gjithmonë e kam këtë që nuk shtyhen me askënd, por me veten time, se si të përmisohem më shumë në mënyrën se si e bëj xhudon, me përmisu teknikën, kjo më bën me u motivu më shumë, nuk kam aspak presion, e di se çfarë të bëj, të vazhdojë ushtrimet dhe të shijojë karrierën që më ka mbetur”, tha për fund Distria.
25-vjeçarja është medalistja e dytë e artë olimpike e Kosovës, pas Majlinda Kelmendit, e cila ishte shpallur kampione në “Rio 2016″.
Distria kishte mposhtur në finale xhudisten japoneze, Funa Tonakin. /Shqip.com