“Los Colchoneros” mposhten në “Ramos-Sanzhez Pizujan”

Tre gola dhe një fitues.
Në “Ramon Sanchez-Pizjuan Stadium” është zhilluar një dramë e vërtetë, ku rolin kryesor e mori Sevilla, ndër Atletico Madrid mbeti në hije.
Skuadra vendase ka shënuar fitore me rezultat 2-1 për t’i dhënë një goditje të madhe madrilienëve.
Pas vetëm shtëtë minutave lojë, ishte Ivan Rakitic që e zhbllokoi rezultatin.
Mesfushori kroat e dërgoi topin në rrjetë, nga një goditje e lansuar nga afro 30-të metra. Pa as edhe një dyshim , ky ishte një nga golat më të bukur të shënuar në këtë sezonë – në futbollin elitar të Spanjës.
Kurse, Atletico u përgjigj me Felipen, kur po zhvillohej minuta e 33-të.
Përderisa po zhvilloheshin minutat e fundit të takimit, Lucas Ocampos e rrëmbeu vëmendjen.
Sulmuesi argjentinas e dërgoi topin në rrjetë, për t’iu dhënë skuadrës së tij pikët e plota .
Për Sevillën këto pikë janë të arta, për shkak të kundërshtarit të cilin e mposhtën.
Tashmë, “Los Nervionenses” janë në vendin e dytë me 37 pikë të grumbulluara, me vetëm pesë pikë më pak se Real Madrid që është lider.
Kurse, Atletico Madrid mbetet në vendin e pestë, me 29 pikë – dëshmi tjetër që gjërat nuk po shkojnë më së miri për të./Shqip.com