Distria Krasniqi e “zotëron” botën në xhudo

Xhudo vazhdon të jetë “histori” e suksesit për Kosovën.
Distria Krasniqi është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës – përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Kampionja Olimpike ishte në garë me Abe Uta, Clarisse Agbegnenou, Ana Maria Wanger dhe Jessica Klimkait, por arriti që të dalë fituese.
Njëjtë sikur në zgjedhjen e trajnerit edhe te sportistet – përzgjedhja është bërë përmes votimit online.
Krasniqi ishte e jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike – të mbajtura në Tokio dhe kjo iu shpërblye edhe një herë.
25-vjeçarja është medalistja e dytë e artë olimpike e Kosovës, pas Majlinda Kelmendit, e cila ishte shpallur kampione në “Rio 2016″.
Distria kishte mposhtur në finale xhudisten japoneze, Funa Tonakin. /Shqip.com