“I dha jetë seancës”, Adriana Matoshi kthehet në Kuvend ku pritet me duartrokitje nga deputetët

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është kthyer në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës të së premtes, përcjell Shqip.com.
Matoshi u mirëprit me duartrokitje nga deputetët e Kuvendit që ishin të pranishëm gjatë seancës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i uroi asaj mirëseardhje, duke thënë se “i dha jetë më shumë kësaj seance”.
“Kësaj seance i dha jetë më shumë, deputetja që sapo arriti, Adriana Matoshi, deputetja jonë e nderuar, e cila ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë, por ia ka dalë jo vetëm pse vetë është e fuqishme, po se edhe në çdo moment e në çdo sekondë kemi qenë me ty. Në emër të Kuvendit dhe të gjithë deputetëve të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.
Ndryshe, Matoshi e cila është aktore me profesion, para disa javësh i është nënshtruar një operacioni pasi asaj i ishte rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh./SHQIP.com