Lajme Ballkan

Maqedonia e Veriut refuzon kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për të vizituar Grupin e Kumanovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovës për të vizituar të burgosurit e Grupit Kumanova, përcjell Shqip.com.

Sipas komunikatës së MD-së në Maqedoninë Veriore, kërkesa është refuzuar në përputhje me Ligjin për zbatimin e sanksioneve.

Në komunikatën e Ministrisë, thuhet se zëvendësminsitrit të Drejtësisë në Kosovë i lejohet vizita e burgut të Idrizovës por jo edhe të burgosurve, raporton Alsat-M.

“Sipas Ligjit për zbatimin e sanksioneve, personat e huaj të dënuar të cilët vuajnë dënime me burg në burgjet e Maqedonisë së Veriut mund të vizitohen vetëm nga përfaqësuesit konzular.

Konsiderojmë se zëvendësministri i Drejtësisë në Republikën e Kosovës nuk është konzull por post politik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë./SHQIP.com