Sport Ndërkombëtar

“Nuk kishim nevojë as të shikonim njëri-tjetrin për t’u kuptuar në fushë”

Sergio Aguero dhe Diego Forlan

Në “Vicente Calderón” – ishin shndrruar në një dyshe që brohoritej nga publiku.

Njëri e kishte përvojën dhe kualtitetin, kurse tjetri ishte një djalosh i talentuar – yll në ngritje, i cili ishte bërë i njohur si “dhëndri i Maradonës”.

Diego Forlan dhe Kun Aguero kishin kaluar momente të bukura me fanelës e “Los Colchoneros”, momente të cilat sulmuesi nga Uruguai duket që i ka ende te freskëta.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, Forlan ka shkruar disa fjali për bashklojtarin e tij të dikurshëm, i cili u detyrua t’i ndaj rrugët me futbollin, të martën.

Liga: Des stars, il n'y en a pas qu'au FC Barcelone et au Real Madrid !
Forlan dhe Aguero – sa ishin pjesë e Atletico Madrid

“Nuk kishim nevojë as të shikonim njëri-tjetrin për t’u kuptuar në fushë, ishte sikur të kishim luajtur gjithë jetën bashkë. Ju merituat një fund tjetër, por asgjë nuk ju heq karrierën që keni bërë dhe gjithçka keni arritur.

Kokën lartë @kunaguero dhe faleminderit për kaq shumë futboll që na dhuruat”, ka shkruar Forlan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diego Forlán (@diegoforlancorazo)

Aguero, kishte qenë pjesë e madrilienëve nga viti 2006, deri në vitin 2011, kurse, Forlan në peridhën 2007-2011.

Argjenitnasi kishte zhvilluar 231 paraqitje me Atleticon dhe ka qenë autor i 100-të golave dhe 51 asistimeve.

Kurse, Forlan u paraqit 298 herë me fanelën e Atleticos, ndërsa regjistroi 96 gola dhe 36 asistimeve. /Shqip.com