Boca Juniors fitues të “Maradona Cup”

“Maradona Cup” ishte arsyeja pse Barcelona dhe Boca Juniors u takuan.
Në ndeshjen e zhvilluar në Arbaninë Saudite, më saktësisht në “MRSOOL PARK”, fitues dolën argjentinasit, por vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
Rezultati pas 90-të minutave lojë ishte i barabartë 1-1, por në 11-të metërsha, Boca ishte më e saktë dhe doli fituese.
Skuadra nga Katalunia nuk u paraqit në fushën e gjelbër me të gjithë futbollistët e ekipit të parë, pasi edhe ndeshja më shumë kishte vlerë morale.
Interesant ishte fakti se në këtë takim për herë të parë që nga rikthimi i tij – fanelën e Barces e djersiti, Dani Alves.
38 vjeçari zhvilloi 90-të minuta, teksa u tregua i saktë gjatë ekzekutimit të penaltisë.
Kjo ishte hera e parë që është organizuar ky lloj takimi – mes këtyre skuadrave.
Arsyeja pse u zhvillua ishte për të nderuar legjendën e Argjentinës, tashmë të ndjerin, Diego Armando Maradona.
Diego kishte luajtur në të dyja skuadrat.
Interesant është edhe fakti që katalunasit do përballen me Napolin në kuadër të Europaligës, skuadër ku Maradona kishte kaluar shtatë vite të arta të karrierës së tij. /Shqip.com