Valdet Sadiku emërohet ambasador në Slloveni

Valdet Sadiku është ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni.
Këtë të martë ai i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të këtij shteti, Borut Pahor.
“Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku, ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor”, ka shkruar presidenti slloven në Twitter.
Novoimenovani veleposlanik Republike Kosovo Valdet Sadiku je predsedniku Republike Slovenije Borutu Pahorju predal poverilno pismo. pic.twitter.com/7fg5VvkmU9
— Borut Pahor (@BorutPahor) December 14, 2021
Emërimi i Sadikut në krye të kësaj ambasade vjen pas shkarkimit të ish-ambasadorit, Avni Kastrati.
Sadiku, më parë ka qenë i ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C, pas dorëheqjes të Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores.
Po ashtu ka qenë për një kohë të gjatë në krye të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi./SHQIP.com