Kim Kardashian dëshiron të përfundojë martesën, ani pse Kanye po i kërkon falje publike
Publikuar:
(14.12.2021 11:55:16)

Kim Kardashian West dëshiron që të mbarojë gjithçka me martesën e saj me Kanye West.
Në dokumentet e reja në gjykatë, TMZ, raporton se Kim po shikon mënyrën se si t’i përshpejtojë procedurat, shkruan Daily Mail.
Ky i fundit ditë më parë kishte kërkuar falje publike ndaj Kardashian, duke kërkuar që të kthehen sërish bashkë.

“Asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të ketë vlerë në këtë moment”, thuhet në dokumentet e gjykatës.
Kim ka bërë kërkesë për të qenë ligjërisht beqare dhe për t’i rikthyer mbiemrin e saj të vajzërisë në kartat e saj të identifikimit.

Dyshja përndryshe kanë gjashtë vite martesë, teksa Kim në shkurt të vitit 2021 kishte nënshkruar letrat e divorcit./SHQIP.com