Nga spitali, Bora Zemani i jep një premtim publik djalit të saj

Bora Zemani të dielën është shtrirë në spital.
Lajmin e ka bërë të ditur shoqja e saj e ngushtë, Semi Jaupaj, e cila kishte publikuar një fotografi me duar të kapura.
Sidoqoftë kësaj, Bora ka zgjedhur që të reagojë edhe vetë, duke publikuar kështu video në rrjetin social Instagram, për shkak se është një ditë speciale pasi i biri feston ditëlindjen.
Mirëpo, ata nuk mund të festojnë bashkë për shkak se moderatorja ndodhej e shtruar në spital.

Ajo i premtoj publikisht atij se këtë befasi do ta shtyjë vetëm pak dhe sipas saj, Arbori e kupton atë.
“Një pikë nga kujtimet tona…Je gjithçka për mua dashuri! Mami uron që edhe në 100 vitet e ardhshme të jesh një djalë i dashur, i mençur e që përcjell vetëm energji pozitive tek njerëzit që të kanë afër. Ps: Të dua edhe kur na prishen planet e festës dhe ti si një djalë i rritur kupton çdo gjë. Do e shtyjmë vetëm pak fare. #myson #mylove #myblessing #arbor7”, shkroi ajo.
Ndërkaq, ende nuk i dihet shkaku i dërgimit të saj në spital, por në postimin e saj shihet se është në gjendje të mirë shëndetësore./SHQIP.com