Rozë

Zyrtarizohet lidhje mes Don Xhonit dhe modeles ruse

Don Xhoni dhe Ariana

Që një kohë të gjatë rep-artisti Don Xhon dhe një modele ruse kanë filluar flirtimet në rrjete sociale.

Kjo e fundit ishte shprehur se e dashuron reperin, po duke mos pasur detaje të mëtutjeshme rreth dyshes.

Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ishte Ariana ajo që e zyrtarizoi lidhjen e tyre.

Çifti u shfaqën së bashku në imazh, derisa u bë e ditur se janë duke shijuar pushimet e tyre në Dubai.

“Faleminderit që ekziston, dashuria ime. Të dua shumë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Një postim i tillë padyshim që mori një sërë komentesh, duke i uruar çiftit fillimin e romancës./SHQIP.com