Bllokohet rruga Prizren-Reçan, policia apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative
Publikuar:
(12.12.2021 21:27:15)

Policia e Kosovës njofton se është mbyllur për qarkullim rruga Prizren-Rçqan.
Bllokimi i rrugës ka ndodhur si shkak i shembjes masive të dheut dhe gurëve te tuneli i parë, shkruan Shqip.com.

“Informojmë qytetarët që kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në njoftimin tjetër, andaj me mirëkuptim kërkojmë që të shfrytëzohen rrugët alternative tjera për Prevallë dhe Brezovicë”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës dhe janë duke u marrë me rastin./Shqip.com