Evertoni po e “prek fundin”

Tjetër ndeshje, tjetër disfatë.
Evertoni nuk po arrin asesi të këndellet në Premierligë.
Skuadra e udhëhequr nga Rafa Benitez ka pësuar humbje me rezultat 3-1, në udhëtim te Crystal Palace.
Ky rezultat është edhe një tjetër tregues që skuadra nga Liverpooli është duke kaluar në formë katastrofale.
Golin e parë në këtë takim e realizuan vendasit me anë të Gallagher, kur po zhvillohej minuta e 41-të.
Ky ishte dhe goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë.
Kurse, në 45 minutëshin e dytë pritej një përgjigje nga mysafirët, por ndodhi e kundërta.
Palace shënoi edhe një herë, kur po zhvillohej minuta e 62-të. Realizator ishte Tomkins.
“The Toofes” e ngushtuan rezultatin tetë minuta më pas, me anë të Solomon Rondon.
Por, kjo ishte e gjitha çka arritën të bëjnë në këtë takim.
Në anën tjetër, Callagher shënoi edhe një herë për të vulosur fitoren e skuadrës së tij.
Për Evertonin kjo ishte disfata e tetë në këtë sezonë dhe gjendet në pozitën e 14-të, me vetëm 18 pikë të grumbulluara, pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, Crystal Palace është e 12-ta, me një pikë më shumë./Shqip.com