Lajme

Arrestimet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka përshëndetur arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, ka thënë se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.

“Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Çka deklaroi Prokuroria Themelore në Pejë?

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kormehaj.

Tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjant të Deçanit janë arrestuar.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kourmehaj, të shtunën – gjatë një konference për media, të shtunën.

Atyre i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, raporton Shqip.com.

“Pas këtij rasti kemi filluar hetimet intensive së bashku me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit dhe njësiteve relevante policore”.

“Me vendimin e Prokurores së çështjes janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin 48 orë për ndalim, ndërsa është në përgatitje për dorëzimin e kërkesës tek gjyqtari i procedurës paraprake për jepjen e masës së sigurisë të së pandehurve”, tha ai

“Duke marrë parasysh, ndjeshmërinë e rastit, ne në këtë konferencë për shtyp nuk mund të japim informata të tjera që do ta dëmtonin procesin e hetimeve”.

“Ajo që ne zemërohemi është se edhe pas arrestimit do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme”, tregoi ai. /Shqip.com