Fillon numërimi i votave për shkarkimin e Lulzim Bashës

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga Sali Berisha, ka nisur numërimi i votave për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të këtij subjekti, përcjell Shqip.com.
Procesi i numërimit të votave për shkarkimin e Bashës ka filluar rreth orës 16:00.

Ndërkaq, Basha ka thirrur në orën 16:00 kryesinë e PD-së, ku nuk dihet ende se çfarë vendimi ka marrë ai pas zhvillimeve në Kuvend.
Ndryshe, të shtunën Sali Berisha ka thirrur mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, në stadiumin “Air Albania” në Elbasan, ku për synim ka shkarkimin e Bashës nga pozita e të parit të PD-së.
Ish-kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të rishqyrtojë vendimin për shpalljen e tij “non grata”.
Ka bërë të ditur se do të vazhdojë misionin e tij “për të përmbysur regjimin dhe për sjellë Partinë Demokratike në pushtet”.
Po ashtu u ka bërë thirrje zyrtarëve amerikanë të dërgojnë në Gjykatën e Parisit çdo provë dhe fakt për shpalljen e tij “non grata”./SHQIP.com