Lajme

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Ilustrim

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten mbrëma në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Katër prej tyre janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Lajmi është konfirmuar nga Policia në Ferizaj.

“Sonte në ora 19:10 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë ka ndodhur një aksident ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve me targa vendore”.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona, prej tyre 4 janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë, ndërsa 3 po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton rastin.

Ndryshe, pak minuta më parë një aksident tjetër ka ndodhur në fshatin Raushiq, në rrugën Pejë-Deçan./SHQIP.com