Sport Ndërkombëtar

“King James” i jashtëzakonshëm – Lakers vazhdojnë me fitore

Los Angeles Lakers

Sezonën nuk e nisën mirë, por gjerat shkuan duke u përmisuar gjatë rrugës.

Los Angeles Lakers, kanë fituar në udhëtim te Boston Celtics, me rezultat 117-102.

Lakers ishin fenomenal në këtë takim duke e treguar edhe një herë formën e lartë të cilën po kalojnë.

Basketbollisti më i mirë në parket ishte LeBron James, i cili shënoi 30 pikë.

“King” regjistroi edhe pesë asistime, ndërsa ndihmoi me katër kërcime.

Paraqitje të mirë pati edhe Russell Westrbook, që ishte autor i 24 pikëve.

Celtics vs Lakers Live: LA quash Boston's latest comeback attempt | Marca
Momente nga takimi

Ëestbrook asistoi 11-të herë, kurse ndihmoi edhe me tre kërcime.

Në takimin tjetër, më i daluari në parket ishte, Jayson Tatum – me 34-të pikë.

Me këtë fitore, Lakers ngriten në vendin e gjashtë të Konferencës Perëndimore, me 13-të fitore dhe 12-të humbje nga 25 takime të zhvilluara.

Kurse, Bostoni pozicionohet në vendin e dhjetë të Konferencës Lindore.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:

Brooklyn Nets 102 – 99 Dallas Mavericks

New York Knicks 121 – 109 San Antonio Spurs /Shqip.com