Bayerni triumfon – Lewandowski dy herë shënon

Pesë gola, pesë kartona të verdhë dhe një të kuq, janë regjistruar në ndeshjen e zhvilluar “Signal Iduna Park”.
Bayern Munchen është fitues i derbit ndaj Dortmundit, me rezultat të ngushtë 2-3.
Pas vetëm pesë minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Julian Brand. Ndërsa, asistues ishte Bellingham.
Por, ky gëzim zgjati vetëm pesë minuta, sepse Robert Lewandwski i barazoi shifrat në 1-2.
Kurse, Kingsley Coman e realizoi golin e dytë për bavarezët, në minutën e 44-të.
Pjesa e dytë – ishte edhe më ritmike.
Kur po zhvillohej minuta e 48-të, Erliing Haaland e lansoi një goditje mjeshtërore me të djathtën, duke e mposhtur Manuel Neuer.
Pas këtij momenti – të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi, por deri në minutën e 77-të shifrat nuk ndryshuan. Ndërsa, në atë moment, Lewandwowski shënoi edhe një herë, duke kaluar Bayernin në epërsi.
Për sulmuesin polak, ky ishte goli I 15-të që e realizoi këtë sezonë në Bundesliga.
Me këtë fitore, Bayerni mbetet lider në Bundësliga, me ka 34 pikë, katër më shumë se Dortmundi që është një pozitë më poshtë.