Lajme Botë

Populistët e Evropës synojnë t’i bashkojnë forcat

Ilustirm.

Udhëheqësit e partive populiste të krahut të djathtë po mblidhen të shtunën në Varshavë në një përpjekje për të sjellë ndryshim në Bashkimin Evropian, të cilin ata e akuzojnë për minimin e shteteve-kombe sovrane.

“Ne duam të ndryshojmë politikën e Brukselit”, shkroi kryeministri hungarez Viktor Orban në Facebook përpara takimit të së shtunës me Le Penin.

Në agjendë është krijimi i një aleance të re nacionaliste që do të bëhej grupimi i dytë më i madh në Parlamentin Evropian.

Victor Orban dhe Le-Pen.

“Ne kemi punuar me muaj për të krijuar një familje të fortë partiake, shpresojmë se mund të bëjmë një hap drejt këtij qëllimi sot ose nesër,” tha Orban.

Jaroslaw Kaczynski, lideri i partisë nacionaliste në pushtet të Polonisë, hapi tubimin në Varshavë.

Të pranishmit përfshijnë Orban dhe udhëheqësen e ekstremit të djathtë franceze, Marine Le Pen.

Rreth një duzinë aktivistësh protestuan jashtë ndërsa bisedimet po vazhdonin, duke thirrur “Jo fashizmit!”.

Takimi pason një vizitë të Le Pen në Budapest në tetor, që ishte pjesë e një përpjekjeje të saj dhe Orban për të konsoliduar të djathtën evropiane. /Shqip.com