Publikohet fotografia e parë e Adriana Matoshit pas operacionit
Publikuar:
(03.12.2021 16:52:53)

I dashuri i Adriana Matoshit, ka publikuar fotografinë e parë të saj pas operacionit, përcjell Shqip.com.
Matoshi është operuar të mërkurën për ta larguar tumorin në tru që i ishte rikthyer pas nëntë vitesh.
Ndërkaq, miqtë e saj kanë njoftuar se operacioni ka kaluar me sukses dhe ajo po vazhdon të rikuperohet.

Ndryshe, në shenjë solidarizimi me aktoren, të martën është organizuar një ecje në sheshet e Prishtinës.

Një numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë në mbështetje të saj, kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”./SHQIP.com