Lajme

Rrahje mes dy personave në Klinikën Emergjente në QKUK

Klinika Emergjente e QKUK-së

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur paraditen e së enjtes në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se palët e përfshira në rrahje janë shoqëruar për në Stacionin Policor dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje të ndodhur në mes të dy personave në qendrën emergjente në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor,  si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Borovci./SHQIP.com