Ambasadori i Kosovës në Slloveni i dorëzon letrat kredenciale
Publikuar:
(02.12.2021 20:45:55)

Ambasadori i sapoemëruar i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, ia ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale shefes së protokollit diplomatik, Natasha Prah.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, shkruan Shqip.com.
“Ambasadori i sapoemëruar e Republikës së Kosovës, ia dorëzoi kopjen e letrave kredenciale shefes së protokollit diplomatik, ambasadores Natasha Prah”, shkruan në Facebook kjo ministri.
Emërimi i Sadikut në krye të kësaj ambasade vjen pas shkarkimit të ish-ambasadorit, Avni Kastrati.
Sadiku, më parë ka qenë i ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington D.C./Shqip.com