“Tiki-taka” nuk dështoi as në “Etihadin” e mbuluar nga bora

Përderisa fusha e gjelbër në “Etihad Stadium” u shndërrua në të bardhë – nga fjollat e borës, Manchester City i arkëtoi pikët e plota.
Skuadra e udhëhqur nga Pep Guardiola ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj West Ham United, për qëndruar në hap me Chelsean, për kreun e tabelës.
“Qytetarët” kaluan në epërsi në minutën e 33-të, kurse autor i golit ishte Ilkay Gundogan.
Për mesfushorin me pasaportë gjermane, ky ishte goli i tretë në këtë sezonë të Premierligës.
Ndërsa, goli i dytë në këtë takim, nuk erdhi deri në minutën e 90-të.
Edhe kësaj radhe, i përfshirë ishte Gundogan, por në rolin e asistuesit, kurse golin e shënoi Fernandinho.
Deri në fund të takimit, e gjitha çka munën të bëjnë londinezët, ishte goli i nderit, i realizuar nga Manuel Lanzini.
Për argjentinasin, ky ishte goli i parë i shënuar këtë sezonë në ishull – në shtatë ndeshje të zhvilluara.
Me këtë fitore, City ngritet në kutën e 29 pikëve, njëjtë sa ka edhe Chelsea e vendit të parë, por ka golaverazh më të dobët.
Ndërsa, në anën tjetër, West Hami mbetet në vendin e katërt, me gjashtë pikë më pak. /Shqip.com