Varrosen dy nxënësit që u vranë nga sulmi në Gllogjan të Deçanit
Të dielën u varrosën dy nxënësit e vrarë Gllogjan të Deçanit.
Po ashtu sot është varrosur edhe shoferi i autobusit.
Qindra qytetarë morën pjesë në ceremoninë e varrimit, raporton Shqip.com
Një person të premten sulmoi autobusin, la të vdekur shoferin dhe dy nxënës.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik – reagime ka pasur nga figura vendore dhe ndërkombëtare.
Të gjithë kanë qenë një zëri; vrasësi të sillet para drejtësisë.
Por, ai është i arratisur, gjurmë s’ka.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy herë të shtuën i ka dhënë ultimatum që të paraqitet.
Madje, sot zyra e kryeministrit njoftoi që 20 mijë euro do të jepen për informatën që mundëson arrestimin e vrasësit.
S’ka detaje për motivet që e shkaktuan tragjedinë.
Tragjedi e cila të shtunën grumbulloi qindra njerëz në Deçan për të ndezur qirinj – në përkujtim të viktimave.
Ramosaj: Shpresoj që nuk do të kemi tragjedi të tilla:

Në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ai ngushëlloi familjen dhe të gjithë qytetarët.
Duke shpresuar që tragjedi të tilla nuk do të përsëriten
“Mesazhi ne duhet të vazhdojmë përpara, dhe ta forcojmë këtë shtet më shumë sidomos rendin dhe sigurinë që të mos kemi më përballje të tilla. Faleminderit të gjithë juve dhe ngushëllime”, tha ai. /Shqip.com