Britania e Madhe shtërngon masat pas paraqitjes së variantit Omicron

Gjermania, Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe njoftuan të shtunën se janë paraqitur raste të variantit të ri COVID-19, Omicron.
Britania e Madhe raportoi dy raste të konfirmuara që Sekretari i Shëndetësisë Sajid, Javid, ka thënë se infeksionet ishin “të lidhura me udhëtimet në Afrikën Jugore”.
Infeksionet e variantit të ri, të cilat provat paraprake sugjerojnë se mund të jenë shumë të transmetueshme dhe më rezistente ndaj trajtimit aktual, duke përfshirë vaksinat, e shtynë kryeministrin britanik, Boris Johnson të shtrëngojë kërkesat e hyrjes, raporton Euronews, transmeton Shqip.com
“Ne nuk do t’i ndalojmë njerëzit të udhëtojnë, por do t’i kërkojmë kujtdo që hyn në Britani të bëjnë një test PCR deri në fund të ditës së dytë pas mbërritjes së tyre dhe të izolohet derisa të kenë një rezultat negativ,” tha Johnson gjatë një konferencë për shtyp, të shtunën.

Javid kishte thënë më herët në Twitter se dy personat e infektuar janë duke u izoluar me familjet e tyre dhe gjurmimi i kontakteve po kryhet.
“Si një masë paraprake ne po bëjmë testime shtesë të synuara në zonat e prekura – Nottingham dhe Chelmsford – dhe renditim të gjitha rastet pozitive,” shtoi ai.
We have been made aware by @UKHSA of two UK cases of the Omicron variant. The two cases are linked and there is a connection with travel to southern Africa.
These individuals are self-isolating with their households while further testing and contact tracing is underway.
— Sajid Javid (@sajidjavid) November 27, 2021