Sport Ndërkombëtar

Interi vazhdon me hapa të sigurtë

Interi triumfon ndaj Venezias

Kanë mjaftuar dy gola që Interi t’i arkëtojë pikët e plota.

Neurazurët kanë shënuar fitore 0-2, në udhëtim te Venzia, në kuadër të gjiros së 14-të në Serie A.

Mysafirët ishin domunues që nga fillimit ndërsa, golin e parë e shënoi Hak Cakhanolgu.

Mesfushori turk, realizoi në minutën e 34-të, kurse asistues ishte Joaquin Correa.

Për Calhanoglun ky ishte i katërt në këtë sezonë, ndërsa ka realizuar edhe tre asistime.

https://twitter.com/foot_stats4/status/1464699211572723717?s=20
Goli i shënuar nga Calhanoglu

Kurse, golin e dytë e shënoi Lautaro Martinez, nga pika e bardhë, në minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, zikaltërit pozicionohen në vendin e tretë në Serie A, me 31 pikë të grumbulluara.

Kjo ndeshje ishte edhe një dëshmi tjetër për formën e lartë që kampionët e Italisë, po kalojnë kohëve të fundit.

Deri më tani ka regjistruar nëntë fitore, katër barazime dhe një humbjë në këtë kampionat në Serie A.

Në anën tjetër, Venezia mbetet në vendin e 15-të, me 15 pikë. /Shqip.com