Vëllaznimi e ka harruar ndjesinë e fitores

Nën urdhërat e Granit Begollit, nuk dinin për humbje dhe ishin Lider në Ligën e Parë, Grupi A.
Por, kriza financiare, bëri që trajneri nga Prishtina të jepte dorëheqje dhe futbollsitët e skuadrës së seniorëve kanë bojkotuar ndeshjet, shkruan Shqip.com.
Vëllaznimi është duke kaluar nëpër krizë të rezultateve dhe humbja nuk është më fjalë e panjohur për ta.
Skuadra nga Gjakova ka pësuar humbje nga Besa, me rezultat 3-0, ndërsa u paraqitën me ekipin e juniorëve.

Tashmë, kuqenijët pozicionohen në vendin e tretë, me 21 pikë të grumbulluara. Njëjtë sa ka edhe Onixi, skuadër e cila ka golaverazh më të mirë.
Në anën tjetër, për Besën kjo ishte një fitore tejet e rëndësishme, pasi gjënden në vendin e fundit dhe rrezikojnë të zbresin një kategori më poshtë.
Ndërsa, lider në këtë grup mbetet Trepça 89, me 27 pikë.
Menagjeri i KF Vëllaznimit, Besnik Gojani kishte deklaruar se futbollistët nuk kanë marrë paga dhe kjo është arsyeja pse kanë bojkotuar ndeshjet.
Me këtë humbje u mbyll edhe sezona vjeshtore në Ligën e Parë, Grupi A. /Shqip.com
