Fati i Real Socidad do vendoset në ndeshjen e fundit

Real Sociedad nuk ka mundur të rrëmbejë rezultat pozitiv në Francë.
Spanjollët janë mposhtur me rezultat 2-1 nga Monaco dhe tashmë i janë vështirësuar gjasat për kuaflikim në fazën me eleminim direkt, shkruan Shqip.com.
Goli i parë në këtë takim u shënua, kur po zhvillohej minuta e 28-të.
Realizator ishte Volland, ndërsa asistues, Golovin.
Por, nuk vonoi shumë dhe Socieadi u kundërpërgjigj.
Pas një asistimit të dhënë nga Adnan Januzaj, Alexander Isak e dërgoi topin në rrjetë dhe u barazuan shifrat.
Por ky gëzim zgjati vetëm tre minuta, sepse vendasit kaluan në epërsi me anë të Fofanas.
Deri në sinjalizimin e gjyqtarit për fundin e ndeshjes, baskët u munduan me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin, por ishte e kotë.
Monaco e mbylli lojën me një futbollist më pak në fushën e gjelbër, sepse Fofana u ndëshkua me karton të kuq.
Me jëtë fitore, ata mbesin lider të Grupit B, me 11 pikë dhe ende nuk janë njoftuar me humbje.
Ndërsa, Real Sociedad zbret në vendin e dytë. Tashmë, fati i skuadrës spanjolle do vendoset në takimin e fundit.
Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Boenvy IF 1-3 Lyon
Rangers 2-0 Sparta Prague
PSV Eindhoven 2-0 Sturm Graz
Leicester City 3-1 Legia Warszawa
Eintracht Franfurt 2-2 Royal Antwerp
Olympiacos 1-0 Fenerbahce /Shqip.com