Penza korr fitore ndaj Flamurtarit

Penza e ka nisur me fitore Ligën Unike.
Kampionet e Kosovës kanë dalë fituese në ndeshje ndaj Falmurtarit, me rezultat 83-91, shkruan Shqip.com.
Ky takim ishte me shumë rivalitet gjatë tërë kohës, por në fund skuadra pejane arkëtoi pikët e plota.
Ekipi vendas pati disa momente të mira në çerekun e dytë dhe arritën që të shkëputen në epërsi prej dhjetë pikëve, por nuk e ruajtën dot deri në fund.
Në anën tjetër, Penza epërsinë më të lartë e pati në perudhën e tretë, kur semafori tregonte 58-70.
Basketbollistet më të dalluara te skuadra nga Kosova ishin Rael Whitsitt me 27 pikë e 17 kërcime dhe Ariana Beamon me 27 pikë e tetë asistime.
Ndërsa, te Flamurtari u dalluan Laura Johnson me 29 pikë e gjashtë kërcime, Tea Memushi me 14 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime dhe Samra Omerbasic me 15 pikë e 11 kërcime. /Shqip.com