Vuçiq takim me Putinin në Rusi, reagojnë nga presidenca e Kosovës
Blerim Vela, shef në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Moskë tregon për rolin “keqdashës së Beogradit në rajon”.
Ndërkaq, theksoi se Vjosa Osmani në Kanada është takuar me liderët e shteteve të G7
”Ndërsa presidentja Vjosa Osmani punon me liderët e G7 për të promovuar bashkëpunimin e bazuar në vlera që ankoron të ardhmen euroatlantike për Kosovën dhe rajonin, Vuçiq i Serbisë takohet me Putinin e Rusisë dhe promovon rolin e saj prishës dhe keqdashës në rajon”.
“Një kontrast i qartë vlerash”, thotë Vela, në Twitter.
While President @VjosaOsmaniPRKS works with G7 leaders to promote value-based cooperation that anchors Euro-Atlantic future for #Kosovo and the region, #Serbia’s Vučić meets with #Russia’s Putin and promotes its spoiler and malign role in the region. A clear contrast of values!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 25, 2021
Pikërisht, Vuçiq nuk nguron të thotë se nuk kushtëzohet integrimi në Bashkimin Evropian me prishjen e raporteve mes Beogradit dhe Kremlinit.
Në anën tjetër, Rusia vazhdon ta pengojë Kosovën në të gjitha proceset nëpër organizatat ndërkombëtare.
Javë më parë, Ministria e Jashtme e Federatës Ruse kishte deklaruar se “nuk i njohin vendimet e Kosovës”.
Kjo pasi Prishtina zyrtare shpalli dy zyrtarë rusë si persona non-grata.
“Cenonin sigurinë kombëtare të Kosovës”, kishte deklaruar Vjosa Osmani. /Shqip.com