Lajçak të enjten vjen në Kosovë

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë të enjten në Kosovë, përcjell Shqip.com.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Petar Stano, i cili tregoi se Lajçak fillimisht e ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Vjenë.
Sipas Stanos, gjatë javës, Lajçak ka qenë në vizitë në Beograd për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’i dërguar dhe përforcuar mesazhin dhe pritjet e 27 vendeve anëtare të BE-së, të cilat duan të shohih progres.
“Po ashtu, ai do ta vazhdojë rrugën për në Prishtinë për të bërë më shumë bisedime për këtë çështje, në mënyrë që ta dërgojë këtë mesazh para punës së përgatitur të takimit të nivelit të lartë, që shpresojmë se do të mbahet këtë vit”, tha Stano në një konferencë për media.
Po ashtu, ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të rishqyrtojnë vendimin për ndalimin e vizitës së drejtorit të Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq./SHQIP.com