Griezamann: Periudha ime te Barcelona nuk ishte një katastrofë

U ble për 120 milionë euro nga Barcelona, por gjërat nuk shkuan sipas planit.
Pas dy viteve qëndrim në “Camp Nou”, Griezmann u rikthye te Atletico në formë huazimi, me të drejtë blerje në fund të sezonit, shkruan Shqip.com.
Francezi ka “hapur letrat” për “aventurën” e tij te katalunasit, duke inistuar që nuk ka qenë “katastrofë”.
“Nuk ishte një katastrofë, sepse gjithmonë kam shënuar pothuajse 20 gola çdo sezon. Për mua është një krenari e madhe që kam luajtur te Barcelona. Kam mësuar shumë nga trajnerët, edhe pse ndonjëherë nuk kam luajtur dhe ka qenë e vështirë”, tha fillimisht ai.
Pasi vendosi që të rikthehej te madrilienët, Grizemann tha se ishte shqetësuar se si do e prisnin tifozët në “Wanda Metropolitano”.

“Isha i shqetësuar se si do të më mirëpritnin tifozët e Atleticos. E di që nisa keq, por e dija se do të bëja më të mirën në fushë për të ngritur shpirtrat dhe deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë. Mendoj se ata më duan atje për atë që jam, kështu që është e përkryer për të gjithë”, shtoi gjithashtu ai.
Ndërsa, për fund 29 vjeçari tha se “është e vërtetë, unë kam një trajner [Diego Simeone] që më beson mua, një klub që më beson mua. Gruaja ime është e lumtur, fëmijët e mi janë të lumtur. Jam shumë i lumtur qoftë jashtë fushës apo në fushë”.
Reprezentuesi francez ka zhvilluar dhjetë ndeshje në La Liga këtë sezonë, ndërsa ka shënuar dy gola.
Ai është duke hasur në konkurencë të “ashpër” për vendin e startuesit me Luis Suarez dhe Joao Felix që sezonën e kaluar ishin ndër aryset kryesore pse “Los Colchoneros” u shpallën kampionë në elitën e futbollit spanjoll. /Shqip.com