Sport Ndërkombëtar

Conte e regjistron fitoren e parë në ishull me Tottenham-in

Antonio Conte dhe Harry Kane

Antonie Conte e ka realizuar fitoren e parë me Tottenhamin – në Premierligë.

Spurs kanë mposhtur Leeds United, me rezultat minimal 2-1, shkruan Shqip.com.

Përkundër faktit që Tottenhami ishte favorit në letër, ishin mysafirët që shënuan të parët.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, James e mposhti portierin francez, Hugo Lloris, për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Ndërsa, në pjesën e dytë, Tottenhami filloi të sulmonte më shumë, pasi nuk kishin se çka të humbisnin më.

Kur po zhvillohej minuta e 58-të, Hojebjerg realizoi, për të barazuar shifrat, kurse asistues ishte Lucas Moura.

Ndërsa, golin e fitores për londinezët e shënoi, Reguilon, në minutën e 69-të.

Image

Për reprezentuesin spanjoll ky ishte goli i parë në ishull që prej transferimit të tij – në sezonën e kaluar.

Me këtë trepiksësh, Spurs ngritetn në vendin e shtatë, me 19 pikë. Kjo ishte fitorja e gjashtë – në 12 ndeshje të zhvilluara.

Kurse, skuadra e udhëhequr nga Marcelo Bielsa zbret në vendin e 17-të dhe për ta kjo ishte humbja e pestë në këtë kampionat./Shqip.com