Lajme

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Selimit dhe Thaçit

Selim Selimi dhe Nehat Thaçi

Kallëzimi penal ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimit, dhe ish-drejtorit të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, është hedhur poshtë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokurori special, Milot Krasniqi, për Shqip.com ka konfirmuar se kanë hedhur poshtë kallëzimin penal duke bërë të ditur se kjo ka ndodhur pasi që nuk ka elemente të veprës penale.

“Po, e kemi trajtu rastin, arsyeja e hudhjes është se në veprimet e të dyshuarve nuk ka elemente të veprës penale për të cilat është ba kallëzimi penal e as për ndonjë vepër tjetër, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, më 16 prill të këtij viti, përmes një postimi në Facebook kishte thënë se kanë dorëzuar kallëzim penale ndaj tyre për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas Sallahut, Selimi dhe Thaçi i kishin dhënë “papërgjegjshëm” në shfrytëzim pronën e Ministrisë së Drejtësisë një personi juridiko-privat pa asnjë bazë ligjore./SHQIP.com