Osmani në takim me delegacionin amerikan dhe gjerman diskutojnë për destabilizimin e rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me delegacionin e Senatit amerikan dhe atë të Bundestagut gjerman, kanë diskutuar “për tendencat e destabilizimit të rajonit”, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi, Osmani u shpreh se në këtë takim temë diskutimi ishin edhe reformat që po ndërmerren dhe për rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të partneritetit mes vendeve.

Tutje, presidentja e vendit theksoi se kanë falënderuar dy delegacionet për partneritetin dhe përkrahjen ndaj Kosovës.
“Në takime të ndara me delegacionin e Senatit amerikan dhe delegacionin e Bundestag-ut gjerman, i falenderuam per partneritetin e palëkundur dhe përkrahjen e madhe ndaj Kosovës. Diskutuam për tendencat e destabilizimit të rajonit tonë, për reformat e rëndësishme që po ndërmerren dhe për rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të partneritetit ndërmjet vendeve tona”, shkroi ndër tjerash ajo./SHQIP.com