Katër gola për 16-të minuta – “Llapi evropian”dhuron spektakël ndaj Ballkanit

Rrugën për te goli nuk e gjetën deri në minutën e 71-të, ndërsa për 16 minuta realizuan katër herë.
KF Llapi ka bërë një nga përmbysjet më interesante të viteve të fundit në Superligë, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 4-1, ani pse ishin duke pësuar humbje 0-1, shkruan Shqip.com.
Kur po zhvillohej minuta e 60-të, ishte Nazmi Gripshi që e dërgoi topin në rrjetë, pas një eurogoli nga gjuajtja e lirë dhe Ballkani kaloi në epërsi.
Por, ky gëzim zgjati vetëm 11-të minuta, sepse Drilon Fazliu shënoi për Llapin dhe shifrat u barazuan në 1-1.
Tre minuta më pas, gol shënoi edhe Alef Firmino dhe skuadra nga Podujeva kaloi në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje.
Deri në fund të takimit, radha për të shënuar i erdhi edhe Edon Sadriut dhe Kushtrim Shabanit dhe takimi përfundoi me rezultat 4-1.
Pas fitores, trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina tha ndër të tjera se “trajneri nuk është për të mbajtur vetëm stërvitje, kështu e kam përgatitur ndeshjen dhe në fund erdhi rezultati. Nuk jemi zmbrapsur, kemi vazhduar të sulmojmë deri në fund dhe ia arritëm objektivit”.
Me këtë trepikësh, Llapi ngritet në vendin e katërt në Superligë, me 21 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në pozitën e tretë, me tre pikë më shumë.
Lider në futbollin elitar të Kosovës është SC Gjilani, që ka gjithsej 25 pikë. /Shqip.com
