Lajme

“Baza e përjetshme ushtarake e SHBA-ve në Kosovë”, ideja e Mehajt mbështetet nga disa senatorë amerikanë

Delegacioni i Kosovës në Kanada.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se disa senatorë amerikanë e kanë mbështetur idenë e tij që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta kenë një bazë ushtarake të përjetshme në Kosovë.

Këtë mbështetje Mehaj e kumtoi përmes Facebookut, teksa po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada.

Lexo edhe:
Pas deklaratës së Kurtit për bashkimin Kombëtar, vjen reagimi i Listës Serbe

Aty nga delegacioni i Kosovës është edhe presidentja, Vjosa Osamni dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Ata ndër tjerash kanë takuar edhe senatorë si James E. Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons.

“Përveç temave të tjera, në takim u diskutua dhe u përkrahë nga senatorët amerikan edhe ideja ime për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Vizita në Kanada e delegacionit të Kosovës

“Delegacioni na përgëzoi për 10 vjetorin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ioëa-s si dhe shprehën falenderimet për kontributin e Kosovës me bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat amerikane në Kuvajt”.

Po ashtu tregoi se janë falëndëruar për shkak se Kosova vendosi t’i priste refufgjatët afganë, të persekutuar nga regjimi i talebanëve për shkak të bashkëpunimit me administratën ameriakne gjatë dy dekadave të fundit. /Shqip.com