Shqipëri: 13 vjeçari gjendet i varur në litar
Publikuar:
(20.11.2021 22:59:42)

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se rreth orës 18:00 një i mitur është gjendur i varur në litar në dhomën e tij.
Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës nga prindërit.
Ishin prindërit të cilët e gjetën 13-vjeçarin te dhoma e tij të varur me litar, ndërkohë që ai kishte mbyllur edhe derën, raporton Top Channel.
“Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shenja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj”, ka njoftuar policia. /Shqip.com