Lajme

Asgjë s’ka mbaruar në Dragash, LDK mund të ankohet në Gjykatën Supreme

Gjykata Supreme.

Çështja se kush do të jetë kryetar i Dragashit nuk ka përfunduar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të pres partitë politike që t’i përdorin të gjitha mundësitë ligjore që i kanë në dispozicion, në këtë rast ankesa në Gjykatën Supreme.

Kështu ka thënë për Shqip.com zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, të premten.

Kjo pasi, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anuloi votat e diasporës që ishin përcaktuese në përmbysjen e rezultatit në dobi të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më 14 nëntor, Shaban Shabani i Partisë Demokratike të Kosovës mori 5 mijë e 648 vota, saktësisht 47 më shumë se kundërkandidati nga LDK, Bexhet Xheladini

Por, gjithçka ishte përmbysur nga votat me postë. 244 ishin për LDK-në, ndërkaq 54 për PDK-në.

Duke ia shtuar këto vota, PDK humbiste Dragashin. Nuk e pranuan dhe u ankuan.

Pikërisht, përgjigje pozitive morën – votat me postë u anuluan.

Por, kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, Qamil Kollon, ka thënë për Shqip.com se “PDK e dëshiron fitoren në tavolinë”.

Megjithatë, LDK e ka një mundësi; të ankohet në një instancë më të lartë se PZAP-I; pra në Gjykatën Supreme.

“Ka këshillë juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme”, pohoi Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka treguar nëse do të parashtrojë ankesë.

Këto vota janë përcaktuese, pasi LDK ani pse mori më shumë vota me kusht prapë s’mund ta përmbysë PDK-në, pa votat me postë.

Nga nunërimi i votave me kusht, rezultoi që LDK fitoi 121, ndërkaq PDK 91.

Kjo nënkupton që në rast se votat me postë anulohen atëherë Shaban Shabani do të jetë kreytar me 17 vota më shumë.

Ankesa e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës në ankesë dorëzuar PZAP-it ka preteneduar se votat janë të manipuluara.

Sipas tyre “një dorë i ka shkruar të gjitha ato”.

Por, LDK e mohon këtë. Dega e kësaj partie theksoi se “njohin shumë mërgimtarë që kanë votuar”.

Fitore apo barazim.

Nëse fitorja bazohet mbi numrin e komuanve, atëherë Dragashi ia mundëson PDK-së këtë.

Pasi, PDK do të kishte nëntë komuna, ndërkohë LDK shtatë.

Përndryshe, në rastin “kjo dramë” mbaron me fitoren e LDK-së – do të kemi barazim, pra tetë me tetë.

Edhe në të kaluarën komuna jugore e Kosovës ka qenë garë e “nxehtë” mes dy partive tradicionale; PDK-së e LDK-së.

Ndërkaq, subjekti që qeverisë në qendër; Lëvizja Vetëvendosje vendosi ta mbështete LDK-në. /Shqip.com