Lajme

11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Klinika Infektive, QKUK.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Sipas njoftimit nga  Ministria e Shëndetësisë, 1 mijë e 498 persona kanë kryer testin për Coronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Shqip.com.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.

Vaksina anti-COVID’19

Deri më sot, 753 mijë e 440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

Në total numri i rasteve aktive është 400./Shqip.com